75 Mall Live Search
13:52 / E Premte, 10 Mars 2023 / L K

Vdes në moshën 103-vjeçare e mbijetuara e fundit e organizatës studentore antinaziste “Trëndafili i Bardhë”

Traute LaFrenz, e mbijetuara e fundit e organizatës studentore antinaziste “Trëndafili i Bardhë”, ndërron jetë në moshën 104-vjeçare. Në një kohë terrori dhe lufte për Gjermaninë, studentët e “Trëndafilit të Bardhë” gjetën guximin për t’i rezistuar regjimit nazist. Studentët hodhën fletëpalosje në universitetin e Mynihut në dimrin e viteve 1942-43 ku u bënin thirrje gjermanëve të revoltohet.

Një studente e mjekësisë në atë kohë, Traute Lafrenz u takua me Hans Soll, një nga themeluesit e organizatës së bashku me motrën e tij, Sophie, dhe Christoph Probst, në verën e vitit 1941.

Me qindra fletëpalosje në valixhe

Ajo u bashkua menjëherë me organizatën për të udhëtuar më pas në Hamburg me qindra fletëpalosje në valixhen e saj, ku i shpërndau me ndihmën e miqve të saj.

Traute ishte gjithashtu ajo që i dha lajmin e keq familjes Sol kur Hans dhe Sophie ranë në duart e Gestapos. Pas një gjyqi të shkurtër, Hans Sophie dhe Christoph Probst u ekzekutuan duke u varur në burgun Standelheim në Bavari. Profesori i tyre i Filozofisë, Kurt Heber, pati të njëjtin fund.

Arrestimi nga Gestapo dhe lirimi

Në prill të vitit 1943 edhe Traute Lafrenz ra në duart e Gestapos. Ajo mori të njëjtin gjykim, por i shpëtoi vdekjes me një vit burgim për bashkëpunim.

Një arrestim i ri e priste në Hamburg menjëherë pas lirimit, por edhe një dënim i ri: Traute u transferua nga burgu në burg deri në prill 1945, vit kur më në fund gjeti lirinë nga burgjet e Bayreuth.

Dy vjet më vonë ajo shkoi në Shtetet e Bashkuara për një jetë të re. Në atdheun e ri, ajo përfundoi studimet në Universitetin e San Franciskos, filloi punën si mjeke dhe u martua me Vernon Page me të cilin patën katër fëmijë. Ajo u bë drejtoresha e Shkollës Esperanza, një shkollë e arsimit special në Çikago, ku ia kushtoi pjesën më të madhe të jetës së saj fëmijëve me aftësi të kufizuara zhvillimore.

Për më shumë se gjysmë shekulli ajo u përfshi në mënyrë aktive në lëvizjen antroposofike, ndërsa vitet e fundit të jetës i kaloi në ishullin Yonges, një zonë e qetë në Karolinën e Jugut.

“Heroina e lirisë dhe njerëzimit”

Në ditëlindjen e saj të 100-të në vitin 2019, presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier e nderoi me çmimin më të lartë të shtetit gjerman si “heroinë e lirisë dhe njerëzimit”.

“Traute Lafrenz, ishte një nga të paktët njerëz që, përballë krimeve të nazistëve, pati guximin të dëgjonte zërin e ndërgjegjes së tyre dhe të rebelohej kundër diktaturës dhe gjenocidit të hebrenjve” tha presidenti gjerman.

Historia e panjohur dhe filmi

Historia e Traute Lafrenz nuk ka qenë kurrë aq e njohur sa ajo e Hans dhe Sophie Sol. Për ta u transmetua në kinema një film në vitin 2005 me emrin “Sophie Scholl – Die letzten Tage” me regji të Mark Rothemund. Filmi mori një çmim Ari i Argjendtë për regjinë e Ruthemund dhe një tjetër për interpretimin e Yula Gentz ​​në rolin e Sophie. Ajo u nominua edhe për Oscarin Ndërkombëtar të Filmit.

Sophie Soll, me fytyrën e saj të veçantë dhe buzëqeshjen e vendosur, shumë kohë më parë ishte bërë figura më emblematike e rezistencës gjermane. Qindra shkolla në Gjermani mbajnë emrin e saj dhe në vitin 2003 ajo u votua si figura e katërt e preferuar gjermane pas Konrad Adenauer, Martin Luther dhe Karl Marks. /abcnews.al/