75 Mall Live Search
20:30 / E Mërkurë, 11 Shkurt 2026 / AR

Vdes në moshë të re aktori i njohur

Aktori i famshëm, James Van Der Beek ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare.

Lajmin e bëri të ditur gazeta TMZ, transmeton Indeksonline.

Një përfaqësues i Zyrës së Mjekut Ligjor deklaroi se rasti iu raportua atyre në orën 6:44 të mëngjesit.

Kujtojmë që aktori zbuloi se po luftonte me kancerin kolorektal në fund të vitit 2024. Ai duhej t’u bashkohej kolegëve të tij të kastit “Dawson’s Creek” në shtator, por u detyrua të hiqte dorë nga ribashkimi për arsye shëndetësore.

James u bë i njohur në fund të viteve 1990 si personazhi kryesor në “Dawson’s Creek”… megjithëse më vonë fitoi njohje për rolet e tij në “Scary Movie”, “Varsity Blues” dhe “Pose”./Indeksonline/