75 Mall Live Search
09:19 / E Martë, 12 Dhjetor 2023 / AR

Vdes në moshë të re këngëtarja e njohur

Ka ndërruar jetë këngëtarja e cila ishte fituese e shumë çmimeve, Bulelwa Mkutukana e njohur me emrin si ‘Zahara’.

Krijuesja e hitit “Loliwe” ishte shtruar në spital si pasojë e komplikimit të mëlçisë gati dy javë më parë, transmeton Indeksonline.

Gjatë karrierës 35 vjeçarja publikoi pesë albume të cilat rezultuan të suksesshme.

Gjatë viteve të fundit ajo u bë një nga muzikantet me të njohura për stilin e saj unik./Indeksonline/