Vdes në moshën 100 vjeçare aktorja e njohur
Aktorja Sheila Mercier ka vdekur në moshën 100 vjeçare.
Një zëdhënëse e ITV e konfirmoi vdekjen e Mercier në një deklaratë të premten në mbrëmje, shkruan Indeksonline.
Ajo ishte një aktore angleze, e njohur më shumë për interpretimin e Annie Sugden në Emmerdale për më shumë se 20 vite, që nga episodi i parë në 1972 e deri në mesin e viteve 1990.

Ajo ishte e martuar me aktorin Peter Mercier dhe kishin një djalë, Nigel.
Ajo për një kohë të gjatë mbajti një sekret, pasi u dhunua nga një oficer gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe mbeti shtatzënë, kshtu vajzën e saj e dha për birësim.
Ndërsa, 30 vjet më vone, ajo u kontaktua nga vajza e saj, e quajtur Janet, e cila kishte arritur të gjente nënën e saj tre dekada pasi ishte birësuar./Indeksonline/
