75 Mall Live Search
22:30 / E Diele, 29 Dhjetor 2024 / FR

Vdes në moshën 100-vjeçare, ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter

Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter është ndarë nga jeta sot në moshën 100-vjeçare.

Këtë sipas mediave ndërkombëtare, e ka konfirmuar i biri i tij, Chip Carter, i cili bëri me dije se Carter vdiq në shtëpinë e tij në Plains.

Jimmy Carter njëherit fitues i Çmimit Nobel për Paqen, mbetet një figurë historike e SHBA-së, që jo vetëm udhëhoqi Shtetet e Bashkuara nga viti 1977 deri në 1981, por edhe pas përfundimit të mandatit të tij shërbeu me përkushtim për çështjet humanitare dhe të drejtave të njeriut.