18:25 / E Diele, 23 Janar 2022 / AR

Vdes në moshën 26-vjeçare muzikanti i njohur

Djali i aktores dhe regjisores Regina King, Ian Alexander Jr., ka ndërruar jetë si pasojë e vetëvrasjes në moshën 26-vjeçare, konfirmoi përfaqësuesi i saj për CNN.

“Familja jonë është e shkatërruar thellësisht nga humbja e Ian-it. Ai është një dritë kaq e ndritshme që kujdesej aq thellë për lumturinë e të tjerëve. Familja jonë kërkon respekt gjatë kësaj periudhe private,” tha përfaqësuesi i aktores.

Ian ishte muzikant dhe DJ. Ai publikoi një këngë të re, “Green Eyes”, më 7 janar dhe kishte planifikuar shfaqje në Los Anxhelos. Ai ishte fëmija i vetëm i Regina King nga martesaa me ish-bashkëshortin, producentin Ian Alexander Sr.

King foli për dashurinë që kishte për të birin në një intervistë të vitit 2011 me CNN.

“Unë emocionohem sepse djali im është një djalë i ri i mrekullueshëm dhe më duhej të bëhesha nënë që të kuptoja se sa e pabesueshme është nëna ime,” tha King. “Ju nuk e dini se çfarë është dashuria e pakushtëzuar. Mund të thoni se po, por nëse nuk keni fëmijë, nuk e dini se çfarë është. Por kur e përjetoni, është më [ndjenja më] përmbushëse. Kështu që, kjo është pjesa më e rëndësishme për mua. Të jem nënë për Ian.”