09:58 / E Shtunë, 15 Qershor 2024 / Gj. Sh

Vdes në moshën 26 vjeçare portieri i Malit të Zi

Ka ndërruar jetë portieri malazez, Matija Sarkiç.

26-vjeçari ka ndërruar jetë herët në mëngjesin e sotëm në një apartament në Budva, shkruan IndeksOnline.

Sarkiq u sëmur rreth orës 6:30 dhe miqtë e tij menjëherë thirrën një ambulancë, por fatkeqësisht, mjekët nuk mundën ta shpëtonin.

Dhjetë ditë më parë, Sarkiq pati një ndeshje fantastike për Malin e Zi kundër Belgjikës, e cila ishte paraqitja e tij e nëntë për kombëtaren. Për këtë arsye trajneri Robert Prosinečki e kishte planifikuar të ishte portieri i parë i kombëtares, por ndodhi tragjedia.

Sarkiq ishte pjesë e skuadrës angleze Milwall./IndeksOnline/