75 Mall Live Search
22:00 / E Mërkurë, 12 Prill 2023 / AR

Vdes në moshën 27-vjeçare aktori i njohur

Julián Figueroa, një interpretues meksikan i njohur për karrierën e tij si kantautor dhe për rolet e tij në telenovela, është ndarë nga jeta në moshën 27-vjeçare.

Vdekja e tij u konfirmua nga nëna e tij, aktorja Maribel Guardia. Në një postim në Instagram, ajo shkroi: “Më vjen keq që duhet të raportoj ndarjen nga jeta të djalit tim të dashur Julián Figueroa”.

Guardia tregoi se djali i saj u gjet pa vetëdije në dhomën e tij dhe kur një ambulancë dhe policia mbërritën ai ishte ‘tashmë i pajetë, pa asnjë gjurmë dhune’.

Aktorja zbuloi edhe arsyen e vdekjes, që ishte nga infarkti akut i miokardit dhe fibrilacioni ventrikular.

Kohët e fundit, Figueroa kishte luajtur në telenovelën “Mi Camino Es Amarte”, në rolin e një këngëtari aspirant të quajtur Leonardo Santos.