11:08 / E Martë, 20 Gusht 2019 / indeksADMonline

Vdes në moshën 41-vjeçare aktori i famshëm australian

Ka vdekur në moshë të re, aktori i famshëm australian, Ben Unwin. 41- vjeçari është gjetur pa ndjenja më datë 14 gusht, por që nuk ishte bërë i ditur identiteti i tij.

Shkaku i vdekjes aktualisht nuk dihet, ndërsa rastin për vdekjen e tij e ka konfirmuar policia e New South Wales.

“Home and Away” ka qenë filmi më i famshëm që Ben kishte luajtur.

Ben luajti djalin e keq Jesse McGregor në Home And Away nga viti 1996 deri në vitin 2000./Indeksonline/