Vdes në moshën 47-vjeçare nga Covid19 punëtori i Doganës së Kosovës

Ka vdekur pas infektimit me Covid-19, punëtori i Doganës së Kosovës, Shkumbin Efendja.
Nga Sindikata kanë shkruar se Efendja ndërroi jetë në moshën 47-vjeçare si pasojë e infektimit me virusin COVID-19.
“Ishte koleg që la pas vetes një bagazh të madh profesional dhe një kujtim shumë të veçantë për secilin koleg, që e ka njohur dhe ka pasur fatin të punonte më të. I përjetshëm do të jetë kujtimi për kolegun tonë të nderuar, Shkumbin Efendja! Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës, bashkëndjen dhimbjen dhe i shpreh ngushëllime familjes, kolegëve dhe të gjithë dashamirëve që e kanë njohur”, thuhet në njoftim.