Vdes në moshën 48 vjeçare nga COVID-19 punëtori i Gjykatës në Kamenicë

Gjykata Themelore në Gjilan, ka njoftuar se është ndarë nga jeta punëtori i sigurimit të kësaj gjykate – dega në Kamenicë, Avdush Basha, në moshën 48 vjeçare pasi ishte i prekur me virusin COVID-19.
Kryetari i gjykatës, Ramiz Azizi, mbikëqyrësi i Degës në Kamenicë Sadri Krasniqi dhe stafi i gjykatës, kanë shprehur ngushëllime familjes Basha, shokëve, kolegëve, miqve e farefisit.
Kjo gjykatë njofton se Basha ka qenë i angazhuar në pozitën e punëtorit të sigurimit të gjykatës nga viti 2001.