75 Mall Live Search
08:41 / E Premte, 14 Qershor 2019 / indeksADMonline

Vdes në moshën 54 vjeçare aktorja e njohur e telenovelave

Ylli i telenovelës meksikane Edith Gonzalez vdiq të enjten, tre vjet pasi u diagnostifikua me sëmundjen e kancerit, transmeton Indeksonline.

Ajo ndërroj jetë në moshën 54 vjeçare. Vdekja e saj u konfirmua nga agjencia zyrtare meksikane e lajmeve Notimex dhe stacionet televizive për të cilat ajo punoi, Televisa dhe TV Azteca.

Aktorja e kuptoj në gusht 2016 se mjekët  zbuluan indet kanceroze në barkun e saj.

Ajo mori përkrahje të vazhdueshme nga burri i saj, Lorenzo Lazo dhe vajza 14 vjeçare, Constanza, por nuk arriti ta mposhtë sëmundjen famëkeqe.

Aktorë të njohur u pikëlluan për vdekjen e saj, dhe i shprehën ngushëllime familjes.

“Mirupafshim shpirti i bukur! Ishte nderë të të takoj, pusho e qetë”: u shpreh aktorja meksikane Michelle Renaud. /Indeksonline/