19:10 / E Shtunë, 01 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Vdes në moshën 64-vjeçare kitaristi dhe themeluesi i “Gang of Four”

Andy Gill, kitaristi dhe njëri nga themeluesit e grupit legjendar Gang of Four , ka vdekur sot pas një sëmundje të shkurtër të frymëmarrjes.

Lajmi u bë i ditur sot, në llogarinë zyrtare të bandës në Teitter, shkruan Indeksonline.

“Është e vështirë për ne që të shkruajmë, por miku ynë i madh dhe Udhëheqësi Suprem ka vdekur sot”, fillon deklarata.

Më tutje aty thuhet se ai ishte frymëzues për ta, dhe të gjithë që punojnë përkrah tij, dhe e dëgjojnë muzikën e tij.

Gill luajti kitarë për grupin Gang of Four që nga fillimi i grupit në 1976./Indeksonline/

Gang of Four