Vdes në moshën 81 vjeçare komediani, Tom O’Connor

Aktori e komediani i njohur Tom O’Connor ka vdekur në moshën 81 vjeçare.
Ai ishte diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit 14 vite më parë, transmeton Indeksonline.
Vdekja e tij u konfirmua nga familjarët e tij përmes rrjeteve sociale.
O’Connor u bë emër i njohur gjatë viteve 1970-1980 si komedian tejet i talentuar.
Karriera e tij përfshin mbajtjen e shfaqjeve të lojërave: Name That Tune , Crosswits , The Zodiac Game dhe Gambit./Indeksonline/