Vdes në moshën 86-vjeçare, disenjatori i njohur i modës
Disenjatori i njohur i modës, Emanuel Ungaro, ka vdekur në Paris në moshën 86 vjeçe, konfirmoi familja e tij të dielën.
Ungaro themeloi brendin e tij të modës në vitin 1965 pasi ishte trajnuar nga Cristobal Balenciaga, transmeton Indeksonline.
Megjithatë, në vitin 2005, stilisti francez ia shiti brendin e tij sipërmarrësit Asim Abdullah për 84 milionë dollarë.
Ai ka ndërruar jetë në moshën 86- vjeçare, e këtë e ka konfirmuar vetë familja e tij. /Indeksonline/
