Vdes në moshën 92-vjeçare aktorja e njohur Heather Chasen

Aktorja e njohur e dramës EastEnders, Heather Chasen, ka vdekur në moshën 92-vjeçare
Mikesha e saj, Amanda Barrie e bëri të ditur lajmin duke shkruar në Twitter: “Kujtimi i Heather Chasen do të mbesë përgjithmonë. Ajo ishte e mrekullueshme dhe aktore mjaft unike”.
“Nuk do të ketë kurrë një tjetër si ajo. Kemi humbur një aktore të madhe”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Heather luajti rolin e gjyshes Janine Buthcer në EastEnders nga prilli 2011 deri në Qershor 2011 – kur ajo personazhi vdiq në ekran.
Projektet tjerë në të cilët ajo mori pjesë ishin: Bill, The Harry Hill Show dhe Crossroads. /IndeksOnline/
