Vdes në moshën 93-vjeçare valltari Malë Kapllan Nikçi

Ansambli Folklorik Autokton Rugova, me anë të një postimi në Facebook njofton anëtarët e Ansamblit, shokët, miqtë e farefisin se sot në orët e para të mëngjesit në moshën 93-vjeçare vdiq anëtari më i vjetër i A.F.A.”Rugova”, Malë Kapllan Nikçi.
Bëhet e ditur se varrimi bëhet sot në ora 15:00 në varrezat e Pejës, ndërsa funerali niset nga shtëpia e tij në Vitomiricë në ora 14.30.