Vdes në QKUK e lënduara në aksident trafiku

Një femër ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, e cila prej 3 marsit të këtij viti ishte shtrirë për mjekim si pasojë e një aksidenti në trafik që kishte ndodhur në rrugën “Mejdani i Shkodrës”, në Prizren.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./IndeksOnline/