75 Mall Live Search
10:23 / E Premte, 12 Qershor 2026 / KV

Vdes në QKUK i lënduari nga vetaksidenti në autostradën Mazgit–Fushë Kosovë

Një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra në një vetaksident trafiku që kishte ndodhur më 6 qershor në autostradën Mazgit–Fushë Kosovë, transmeton IndeksOnline.

Sipas raportit shtesë të Policisë së Kosovës, viktima, e cila po trajtohej në repartin e mjekimit intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka ndërruar jetë më 12 qershor.

Aksidenti kishte ndodhur në kilometrin 87 të autostradës Mazgit–Fushë Kosovë, ndërsa rasti tashmë është cilësuar si aksident trafiku me fatalitet.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./IndeksOnline/