75 Mall Live Search
11:31 / E Enjte, 09 Shtator 2021 / LB

Vdes në QKUK i riu nga Prizreni, i kishte rënë lisi përmbi

18-vjeçari nga Prizreni me iniciale E.Sh u nda nga jeta dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

I riu, humbi jetën pas lëndimeve që kishte marrë nga rrëzimi i një lisi në rrugën “Luan Haradinaj”, në Prizren.

Lajmi është bërë i ditur në raportin 24-orësh të policisë.

18-vjeçari po trajtohej në QKUK që nga 1 gushti i këtij viti, për shkak të lëndimeve që kishte pësuar atë ditë nga rrëzimi i një lisi në rrugën “Luan Haradinaj”, në Prizren.