75 Mall Live Search
12:36 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Vdes në QKUK, personi që u aksidentua 2 ditë më parë, në Malishevë të Gjilanit

Ka vdekur mbrëmë një person i cili ishte aksidentuar një ditë më parë në Malishevë të Gjilanit.

Në orë 22:53 të së dielës ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), një i aksidentuar në Malishevë të Gjilanit.

Sipas njoftimit, viktima ishte aksidentuar në rrugën Uglar-Malishevë, të Gjilanit, më 30 nëntor.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.