12:42 / E Hënë, 02 Prill 2018 / indeksADMonline

Vdes në rrethana të dyshimta një person në Entin Special në Shtime

Një pacienti në Entin Special në Shtime i është përkeqësuar gjendja shëndetësor dhe në këtë mënyrë edhe është dërguar në Qendrën Mjekësore në Ferizaj.

Ekipi mjekësor aty edhe ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia tani po heton rastin./Indeksonline.