Vdes në rrethana të panjohura një grua në Suharekë

Një grua ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta në qytetin e Suharekës.
Ngjarja ka ndodhur të premten në mëngjes, rreth orës 10:03, kur policia është njoftuar për një rast vdekjeje.
Sipas informacioneve të para, viktima është shtetase e Kosovës, dhe vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit të rastit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për obduksion.
“Suharekë 04.07.2025 – 10:03. Viktima femër kosovare, në rrethana të panjohura ka ndërruar jetë. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/