75 Mall Live Search
10:50 / E Hënë, 07 Korrik 2025 / H F

Vdes në rrethana të paqarta një i ringa Lipjani

I riu Agon Zejnullahu ka humbur jetën në Lipjan, në orët e para të së hënës.

Ngushëllime për vdekjen e tij ka shprehur edhe i pari i Lipjanit, Imri Ahmeti.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen e parakohshme të më të dashurit tuaj Agon Zejnullahu, Kjo ngjarje e rëndë ka prekur thellë jo vetëm familjen tuaj, por edhe gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit. Në këto momente të dhimbshme, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Zejnullahu, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin Agonin. Zoti e mëshiroftë!”, ka shkruar Ahmeti.