75 Mall Live Search
11:07 / E Premte, 10 Janar 2020 / indeksADMonline

Vdes në spital personi që u aksidentua në Vushtrri para 11 ditësh

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person nga Vushtrri që është aksidentuar më 30 dhjetor ka humbur jetën në Qendrën Klinike Universitare, shkruan IndeksOnline.

Ai ka ndërruar jetë dje.

“Vushtrri 30.12.2019-09:15. Në lidhje me rastin është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar i cili ishte duke u trajtuar në QKUK , me 09.01.202 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i është liruar familjarëve”, thuhet në raportin e Policisë./IndeksOnline/