75 Mall Live Search
08:42 / E Shtunë, 12 Tetor 2024 / FR

Vdes në spital roja i Parkut Industrial Trepça, i ishte përkeqësuar gjendja

Një person ka vdekur në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, dje më 11 tetor.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se viktima ishte roje në Parkun Industrial Trepça, dhe i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe më pas u dërgua në Spitalin Rajonal, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. 

“Mitrovicë Jugu  11.10.2024 – 03:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar, derisa ka qenë roje në Parkun Industrial Trepça, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe është dërguar në Spitalin Rajonal, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion’, thuhet në raportin 24-orësh.