75 Mall Live Search
09:04 / E Hënë, 02 Mars 2026 / P M

Vdes në vendin e punës një person në Pejë

Një person rreth 58-vjeçar dyshohet se ka ndërruar jetë papritur mëngjesin e sotëm në rrugën “Papa Klementi” në Pejë.

Sipas informacioneve fillestare, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e emergjencës së qytetit, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Rrethanat e rastit pritet të sqarohen pas hetimeve të mëtejshme nga organet kompetente.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se njësitë kompetente kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.