75 Mall Live Search
11:00 / E Martë, 22 Korrik 2025 / AR

Vdes nëna e aktores së famshme

Aktorja e njohur amerikane, Sharon Stone, ka dhënë lajmin e hidhur.

Ajo ka njoftuar se nëna e saj Dorothy Stone, ka ndërruar jetë, transmeton Indeksonline.

Të hënën, aktorja e filmit “Basic Instinct” postoi në Instagram një foto ku shfaqet duke qeshur teksa shihet ulur pranë nënës së saj në divan.

Pas lajmit të trishtueshëm, një numër miqsh të famshëm të Sharonit shprehën ngushëllimet e tyre nëpërmjet Instagramit./Indeksonline/