75 Mall Live Search
20:27 / E Enjte, 30 Janar 2025 / H F

Vdes nëna e Ismet Beqirit

Ish-kryetari i Prishtinës, Ismet Beqiri, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook vdekjen e nënës së tij, Haxhike Fazile Dragusha-Beqiri.

Në njoftimin e tij, Beqiri shpreh dhimbje të thellë dhe njofton se varrimi do të bëhet nesër, më 31 janar 2025, në ora 16:00, në varrezat e Arberisë në Prishtinë.

“Të nderuar familjar, miq dhe qytetarë, me dhembje dhe pikëllim të thellë ju njoftojmë se sonte ndërroj jetë nëna jonë, Haxhike Fazile Dragusha-Beqiri. Varrimi do të bëhet nesër (e xhuma), më 31.01.2025, në ora 16:00, në varrezat e Arberisë në Prishtinë. Zoti e meshiroftë shpirtin e Nënës tonë, me xhehnnet! Me pikëllim, Ismet Beqiri me familje.”, ka shkruar ai në njoftimin e tij./IndeksOnline/