75 Mall Live Search
19:57 / E Martë, 14 Prill 2020 / indeksADMonline

Vdes nëna e presidentit të FSHF-së

Në moshën 81 vjeçare është ndarë nga jeta nëna e Presidentit të FSHF-së, Armando Duka.

Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i Armando Dukës, Agroni i cili gjithashtu ka njoftuar që nuk do të ketë ceremoni mortore.

Ky është njoftimi i tij:

Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen nga jeta, të nënës sonë Vajdie Duka, në moshën 81 vjeçare e cila ka qenë drita e shtëpisë tonë dhe drita e dijes e shumë nxënësve përgjatë karierës së saj si mësuese. Një humbje e madhe që lehtësohet vetëm nga dashuria me të cilën ka mbushur përherë zemrat tona dhe gjithë të afërmëve të saj.

Të dashur miq, koha e pazakontë në të cilën jetojmë na detyron të heqim dorë nga zakonet e moçme falë të cilave kemi qenë afër njëri-tjetrit edhe në hidhërime, prandaj të gjitha ritet do t’i zhvillojmë pas kalimit të kësaj situate.

Në emrin tim dhe të familjes sime, ju falenderoj për mesazhet tuaja!