75 Mall Live Search
11:24 / E Shtunë, 09 Janar 2021 / OSH

Vdes nëna e Robertit dhe Patris Berishës

Dy muzikantët e njohur shqiptarë, Robert dhe Patris Berisha, janë zgjuar mëngjesin e së shtunës me një lajm të kobshëm.

Kjo pasi nëna e tyre, Teuta Berisha, ka ndërruar jetë.


Njoftimin e ka dhënë djali i vogël i familjes, Patrisi, përmes një statusi në rrjetin social Facebook.

“Mami jem më e mira…Ma ke këputur shpirtin, të pushoftë shpirti i qetë”, ka shkruar Patris Berisha në Facebook.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë ngushëllimet që dy vëllezërit kanë pranuar nga ndjekësit dhe rrethi i ngushtë familjar për këtë humbje.