13:15 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

Vdes nënoficeri 45-vjeçar i FSK-së

Një nënoficer i Forcës së Sigurisë së Kosovës i cili punonte në Batalionin e Reagimit të Shpejtë në Mitrovicë ka vdekur sot pasi kishte kryer testimet fizike.

45 vjeçari që humbi jetën është Baki Ejupi.

Mësohet se i ndjeri është me prejardhje Podujeva, mirëpo punonte ne batalionin e reagimit të shpejtë në Mitrovicë./Indeksonline/