75 Mall Live Search
09:03 / E Enjte, 06 Janar 2022 / AR

Vdes nga ataku kardiak presidenti i klubit të futbollit të Elbasanit, Arben Laze

Ndahet nga jeta presidenti i klubit të Elbasanit Arben Laze. Mësohet se Laze ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.

Arben Laze kishte dhjetë ditë i shtruar në spital si pasojë e problemeve shëndetësore që kishte shfaqur së fundmi, ndërsa ka ndërruar jetë pak para mesnatës si pasojë e një goditje në zemër.

Gjatë presidencës së Arben Lazes Elbasani arriti të shpallej nën kampion në sezonin futbollistik 2004-2005 dhe një vit më vonë në sezonin 2005-2006 kampion i vendit.