08:32 / E Mërkurë, 06 Janar 2021 / OSH

Vdes nga Covid-19 “gjyshja e tmerrshme”/ Bënte ëmbëlsira me mishin e viktimave të saj

Një pensioniste kanibale ruse e njohur si “Granny Ripper”, e cila u dha fëmijëve ëmbëlsira të bëra nga mishi i viktimave të saj, ka vdekur nga Covid-19 para përfundimit të gjyqit në ngarkim të saj.

Sofia Zhukova, 81 vjeç, një kasape në pension, u akuzua për vrasjen e nxënëses Anastasia Alexeenko, 7 vjeçe, koka e së cilës ishte prerë në vitin 2005 dhe fytyra i ishte përçudnuar.

Ajo u akuzua gjithashtu për vrasjen dhe copëtimin e një pastruesi dhe portieri 52 vjeçar në qytetin rus Khabarovsk dhe vrasjen e një gruaje shoqe, të moshës 77 vjeçe.

Veçmas, policia po heton të paktën katër vrasje të tjera ende mister për autorësinë.

Zhukova u infektua me Covid-19 në një qeli paraburgimi dhe vdiq më 29 dhjetor pasi u transferua në spital, u zbulua sot.

Në një seancë, u tha se ajo rrëmbeu një nxënëse të re dhe e mbajti atë për tri javë.

Fëmija u vra një ditë para se koka e saj e prerë të gjendej pranë banesës së Zhukovës. ‘Mishi i fëmijës’ ishte shpërndarë afër dhe ishte ngrënë nga qentë endacakë.

Një telefonatë që siguronte nënën e Anastasia, Natalya, se vajza ishte ende gjallë ishte bërë nga fabrika e suxhukut ku pensionistja punonte si kasape e derrave.

ADN-ja e vajzës u gjet në banjën e Zhukovës 14 vjet pas vrasjes së pretenduar, zbuluan ekspertët

Fqinjët thanë se ajo madje i ktheu viktimat e saj në ushqim dhe ua ofroi fëmijëve.

Njëra me emrin Tatjana tha: “Gjithmonë jemi çuditur se pavarësisht se ishte jo miqësore, ajo shpesh gjente kohë për të gatuar gjëra për fëmijët vendas”.

Organet e brendshme të rojtarit, Vasily Shlyakhtich, një emigrant ukrainas që ishte qiramarrësi i saj, dyshohet se u zbuluan në frigoriferin e gjyshes në vitin 2019, por ajo mohoi të ishte kanibale.

Ajo tha: “E vrava rojtarin, sepse më përdhunoi. Çfarë mendoni se duhet të kisha bërë? E copëtova atë me sëpatë“.

Fëmijët lokalë gjetën krahun e tij të prerë në një kosh mbeturinash ndërsa mbetjet e tjera u fshehën në qese plastike në një kosh.

Një burim tha: “Zorrët dhe organet e tjera të brendshme të burrit u gjetën në frigoriferin e saj dhe ajo hodhi kockat”, shkruan Daily Mail.