75 Mall Live Search
18:28 / E Hënë, 08 Shkurt 2021 / Blerim

Vdes nga COVID 19 kongresisti republikan, Ron Wright

Kongresisti republikan i Teksasit, Ron Wright ka vdekur të dielën pasi ishte i infektuar me Covid-19, tha zyra e tij të hënën. Ai vdiq në moshën 67 vjeçare.

Wright, i cili mori detyrën në vitin 2019, i ishte nënshtruar trajtimit për kancer të mushkërive pasi u diagnostikua në 2018.

Ai dhe gruaja e tij, Susan, u shtruan në spital në Dallas për dy javë para vdekjes së kongresmenit ndërsa luftonin sëmundjen. Kongresisti doli pozitiv me Covid-19 më 21 janar.

Wright ishte anëtari i parë në Kongres që vdes nga Covid-19.Ish-ambasadori William Montgomery: Muajt e ardhshëm Serbia do të përballet me presion konstant për ta njohur Kosovën.