75 Mall Live Search
11:43 / E Hënë, 20 Dhjetor 2021 / MSH

Vdes nga COVID-i Senatori i shtetit të Uashingtonit

Doug Ericksen, Senator i shtetit të Uashingtonit ka ndërruar jetë dje në moshën 53 vjeçare, si pasojë e infektimit me COVID-19 disa javë më parë.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar grupi Republikan i Senatit, duke mos shpalosur shumë detaje mbi vdekjen e tij.

Ericksen kishte kontaktuar me kolegët e tij të partisë për t’ua bërë me dije që ishte infektuar me COVID-19 gjatë një udhëtimi në El Salvador, shkruan AP.

Arsyet e vizitës së tij në El Salvador ishin të paqarta deh qëndrimi i tij atje nuk ishte shumë i gjatë.

Ericksen kërkoi marrjen e antitrupave monoklonalë, por meqë një gjë e tillë nuk ishte në dispozicion në El Salvador, ai u kthye në Florida për t’u shtrirë në spital.

Kjo edhe ishte hera e fundit që diçka lidhur me të u bë e ditur publikisht.

Ericksen përfaqësoi distriktin e 42-të në kontenë Ëhatcom dhe kishte qenë në Legjislaturë që nga viti 1998. 

Ai shërbeu për gjashtë mandate në dhomën e shtetit përpara se të zgjidhej në Senat në vitin 2010.

Ericksen ishte një ish-udhëheqës i fushatës së Donald Trump në Uashington. 

Ish Senatori kishte prezantuar legjislacionin që synonte mbrojtjen e të drejtave të njerëzve që nuk dëshirojnë të vaksinohen.

Ishte e paqartë nëse Ericksen ishte vaksinuar kundër koronavirusit, ndonëse Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thonë se të gjtihë ata që udhëtojnë drejt El Salvadorit duhet të vaksinohen.