75 Mall Live Search
08:26 / E Enjte, 30 Janar 2020 / indeksADMonline

Vdes nga kanceri, veterani 55-vjeçar i UÇK-së

Pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë ish-ushtari i UÇK-së nga Kamenica, Hafiz Leci.

Lajmin mortor e kanë bërë të ditur vetë familjarët në rrjete sociale, derisa i ndjeri do të varroset sot në orën 14:30 në varrezat e Hajvalisë, përcjell IndeksOnline.

Veterani i UÇK-së, ishte i sëmurë me kancerin, derisa vdiq sot në orën 05:00 të mëngjesit.

Leci ishte 55-vjeçar./Indeksonline