17:59 / E Shtunë, 28 Mars 2020 / indeksADMonline

Vdes nga koronavirusi anëtari i parë i familjes mbretërore

Princesha Maria Tereza, anëtare e familjes mbretërore Bourbon-Parma në Spanjë, vdiq të premten në moshën 86 vjeçare.

Ajo kishte testuar pozitive për virusin, dhe vëllai i saj njoftoi që ajo kishte vdekur nga COVID-19.

Ajo lindi në vitin 1933, nuk u martua dhe nuk la pasardhës.

Princi Charles nga Anglia, gjithashtu testoi pozitiv.

Spanja është tronditur nga koronavirusi, me 5,690 njerëz që kanë vdekur.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, vdiqën 832 njerëz./Indeksonline/