75 Mall Live Search
13:50 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / AR

Vdes nga koronavirusi babai i këngëtares Çiljeta Xhilaga

Tashmë është bërë një vit që është shpërndarë virusi korona, duke marrë jetën e miliona personave në mbarë botën.

Ditë më parë u publikua se nga ky virus është në gjendje kritike për jetën edhe babai i këngëtares shqiptare Çiljeta Xhilaga, shkruan Indeksonline.

E sot, duke mos shkruar asgjë në profilin e saj në Instagram, ajo vendosi një foto me shiritin e zi me ç’rast tregoi se ka humbur babain.

Duket se në këtë momente ajo është mjaft e mërzitur, duke mos dhënë asnjë detaj më shumë. /Indeksonline/