Vdes nga koronavirusi, këshilltari i udhëheqësit suprem të Iranit

Një anëtar i një këshilli, që këshillon udhëheqësin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka vdekur pasi u sëmurë nga koronavirusi.
Anëtari i Këshillit të Përshtatshmërisë, Seyyed Mohammad Mirmohammadi vdiq në moshën 71-vjeçare në një spital në Teheran.
Ai është zyrtari i parë që iu nënshtrua sëmundjes që po prek anëtarët e udhëheqjes së Republikës Islamike, koronavirusit, shkruan Indeksonline.
Gjithashtu në mesin e zyrtarëve të infektuar të vendit është edhe Iraj Harirchi e Masoumeh Ebtekar.
Irani ka raportuar 978 raste të konfirmuara të koronavirusit dhe 54 vdekje nga ai virus.
Ekspertët shqetësohen se shkalla e vdekshmërisë së sëmundjes në Iran (5.5%) është shumë më e lartë se në vendet e tjera./Indeksonline/