15:51 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Vdes nga koronavirusi në moshën 34-vjeçare, anëtari i grupit “Dream Street”

Chris Trousdal, anëtar i grupit të njohur muzikor “Dream Street”, ka vdekur si pasojë e koronavirusit, në moshën 34-vjeçare.

“Me zemër të thyer konfirmojmë se Chris Trousdale ka ndërruar jetë. Ai ishte shumë i dashur për për familjen, shokët dhe gjithë fansat nga e gjithë bota”, thuhej në njoftim.

Këngëtari ndërroi jetë në spitalin Burbank, në Kaliforni, pas komplikimeve që kishte pas infektimit me koronavirus, transmeton Indeksonline.

Ngushëllimin dhe pikëllimin e tyre, e shprehën edhe anëtarët e tjerë të grupit “Dream Street” që humbën shokun e tyre më të mirë.
/IndeksOnline/