Vdes nga mbidoza aktori i famshëm

Michael K. Williams i njohur për rolin e tij si Omar Little në ‘The Wire’ ka ndërruar jetë.
Sipas TMZ, aktori ka vdekur si pasojë e mbidozës, transmeton Indeksonline.
Williams u gjet i vdekur në apartamentin e tij të hënën.
Thuhet se ai u gjet në dhomën e ndenjes në shtëpinë e tij dhe afër kishte pasur mjetet që ka konsumuar drogë.
Williams shquhet si njëri nga aktorët më të mirë. Ai ishte nominuar 5 herë për Emmy.
Pas vetës la djalin, Elia.
Ai ndërroi jetë në moshën 54 vjeçare./Indeksonline/