08:20 / E Enjte, 29 Shtator 2022 / AR

Vdes nga sulmi në zemër reperi i famshëm

Reperi Coolio ka ndërruar jetë të mërkurën në moshën 59 vjeçare.

Muzikanti I cili njihet me këngët e tij “gangsta” ishte duke vizituar një mik pasdite kur u gjet i vdekur raporton TMZ, transmeton Indeksonline.

Coolio u gjet i vdekur në dyshemenë e banjos dhe dyshohet se arsyeja ka qenë arresti kardiak.

Ndryshe, reperi u nominua për pesë Grammy të tjera gjatë një karriere që filloi në fund të viteve 1980.

Coolio u pa së fundmi duke performuar në skenë gjatë Riot Fest 2022 në Douglass Park më 18 shtator, në Chicago, Illinois.

Vdekja e tij vjen vetëm katër ditë pasi ai hyri në Instagram për të ndarë performancën e tij të fundit në Teksas./Indeksonline/

Homazh: Michelle Pfeiffer, 64 vjeç, kryeson homazhet për reperin, duke ndarë videon muzikore për hitin madhështor të Coolio, Gangsta's Paradise, nga filmi i tyre ikonik Dangerous Minds dhe duke shkruar: 'Të thyhet zemra kur dëgjova për vdekjen e artistit të talentuar @coolio.  Një jetë e shkurtuar tërësisht'