Vdes nipi i Snoop Dogg vetëm 10 ditë pas lindjes
Familja e Snoop Dogg po vajton për humbjen e nipit të tij të mitur për të cilin thuhet se ka vdekur në spital vetëm 10 ditë pasi kishte lindur.
Kai Love ishte nipi i pestë i Snoop dhe djali i fëmijës më të madh të reperit, 25-vjeçari Corde Broadus, transmeton Indeksonline.
Ai lindi në 15 shtator por si duket mbeti në njësinë e kujdesit intensiv neonatal të spitalit pas lindjes së tij, duke sugjeruar që i riu pësoi komplikime.

Corde njoftoi se djali i tij kishte vdekur më 25 shtator, në moshën vetëm 10 ditë. Sipas TMZ , ai ishte akoma në spital në kohën e vdekjes së tij.
Kai ishte fëmija i tretë i Kordit pas djalit të tij, Sionit dhe vajzës së tij, Eleven.
Familja nuk ka zbuluar ende shkaqet e vdekjes dhe megjithëse Snoop ka qenë aktiv në mediat sociale ai nuk ka komentuar në lidhje me lajmet./Indeksonline/