75 Mall Live Search
09:37 / E Premte, 16 Korrik 2021 / k.v

Vdes një 16-vjeçar në Gjakovë, ra nga një objekt në ndërtim e sipër

Pak para mesnatës, një 16 vjeçar ka humbur jetën në Gjakovë pasi që ka renë nga një ndërtesë, në vendin e dedikuar për ashensor, shkruan IndeksOnline.

Viktima ishte dërguar me urgjencë në emergjencën e Gjakovës, por nuk kishte arritur të mbijetoi.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me vdekjen e të riut.

Dyshimet e para janë se viktima bashkë me disa shokë kishin hipur në një objekt në ndërtim e sipër për të konsumuar cigare dhe në një moment 16-vjeçari bie nga ndërtesa në vendin e dedikuar për ashensor.

Hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar./IndeksOnline/