Vdes një 26-vjeçar në Ferizaj, dyshohet se ra nga ballkoni i katit të tretë

Një 26-vjeçar në Ferizaj ka vdekur pasi ka rënë nga ballkoni i katit të tretë i një objekti banesor
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli për IndeksOnline.
Veseli bëri të ditur se vdekja është konstatuar në vendin e ngjarjes nga mjekët.
Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.
“Mbrëmë, rreth orës 19:45 kemi pranuar një informatë se në rrugën “At Nikë Prela” në Ferizaj një person R.K ( M/K) 26 vjeçar ka rënë nga terasa katit të III-tê të një obkekti banesor në tokë dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjed.
Veç policëve të rendit në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe krimteknikët rajonal të cilët nën autorizim të prokurorit kujdestar kanë nisur hetimet.
Nga hetimet e para mësohet se viktima derisa ishte në ballkon ka rënë bashkë me mbajtëset e ballkonit në tokê.
Janë njoftuar edhe Inspektorët e punës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML –Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ” Vdekje e dyshimtë”, thuhet në njoftimin e policisë, përcjell IndeksOnline.