75 Mall Live Search
18:13 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

Vdes një 3 vjeçare pasi u dogj në veturë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e New York-ut, pasi një vajzë tre vjeçare është djegur në veturë.

Policia afër veturës së djegur ka gjetur një bombol gazi dhe një tjetër në ulëset prapa. Këto dy bombola kanë rritur dyshimet se zjarri ka qenë i dyshimtë, transmeton Indeksonline.

Vajza 3 vjeçare quhej Zoye Pereira. Ajo u dogj në veturën e tipit ‘Audi A6’. Edhe pse u dërgua në spital, ajo nuk arriti të mbijetoi nga plagët e marra.

Deri më tani policia ka arrestuar një person. Dëshmitarët e kishin parë atë duke ikur nga vendi i ngjarjes, shkruan Independent.

Sipas mediave, personi i arrestuar është babai biologjik i vajzës. Prokuroria ende nuk ka ngritur aktakuzë ndaj tij.

Personi i arrestuar po ashtu është djegur./Indeksonline/