08:13 / E Shtunë, 15 Qershor 2024 / FR

Vdes një 35-vjeçar në Durrës, teksa punonte ra në kontakt me energjinë elektrike

Një 35-vjeçar ka humbur jetën në Durrës, pasi dyshohet se ra në kontakt me energjinë elektrike.

I ndjeri, në momentin që ra në kontakt me rrymën, ishte duke punuar në Porto Romanos, shkruan Top Channel.

Ndërkaq Policia e Shtetit ka arrestuar personat përgjegjës, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë rrethanave të ngjarjes.

Po ashtu dyshohet për shkelje të rregullave të sigurisë teknike në punë.