18:47 / E Premte, 01 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Vdes një 36 vjeçar në Prishtinë, Policia e cilëson vdekje të dyshimtë

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur te furra “Europa” në Prishtinë, konkretisht rrugës që njihet te “Hani i Dilit”.

Rastin e ka konfirmuar për ‘Indeksonline’ edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka treguar se rreth orës 17 i janë pergjigjur këtij rasti.

“Bëhet fjalë për një person i cili në rrugën “Mentor Ratkoceri” saktësisht në një shtëpi është gjetur pa shenja jete një mashkull 36 vjeçar. Vdekjën e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.  Policia po merret me hetimin e rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, ka thënë Ahmeti./Indeksonline/