75 Mall Live Search
13:42 / E Premte, 11 Korrik 2025 / S Z

Vdes një 59-vjeçar në plazhin e Qerretit, pësoi arrest kardiak sapo hyri në det

Një 59-vjeçar ka humbur jetën këtë të premte në plazhin e Qerretit në Kavajë.

Sipas raportimeve të Euronews.al, K.Gj.,dyshohet se ka pësuar arrest kardiak në momentin që ka hyrë në det, ku si pasojë dhe ka vdekur, transmeton Klankosova.tv.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të dokumentuar plotësisht shkaqet e vdekjes së 59-vjeçarit.